Moderatorja kosovare Erleta Hoti kercenon gazetarin, Arian Çani!

Prezantuesja televizive, Erleta Hoti, së fundmi u përfol shumë nga mediat, kryesisht për lidhjen e saj me Kastro Zizon, një martesë që përfundoi sapo vajza e lindur nga kjo dashuri mbushi një muaj e gjysmë.
Ajo si duket është inatosur me një personazh të njohur televiziv shqiptar, drejtuesin e emisionit “Zonë e Lirë”, saqë e "kërcënon" me publikim të "mëkateve" që ky ka bërë në Kosovë.
“Dedikuar Arian Çanit. Po vazhdove me këto budallallëqe televizive, do kesh dhuratë për Vit te Ri një storie ekskluzive për të gjitha mëkatet e tua që ke bërë në Kosovë. Jo këtë vit, por sa herë që ke qenë këtu. Me foto, fakte dhe data. Kaq!”,  ka shkruar Erleta në rrjetin social Facebook.
 
Erleta para pak muajsh është divocuar nga këngëtari Kastro Zizo (Klevis Bega), i cili është mik i Arian Çanit, dhe njëri nga protagonistët më të shpeshtë të emisionit "Zonë e Lirë".
 
Supozohej se ndarja e Erletës me Kastron, ndodhi pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në "Zonë e Lirë", ku kishte bërë sjellje të pahijshme, por kjo ishte hedhur poshtë nga Erleta:
''Është e vërtetë që jemi ndarë me Klevisin ende pa i mbushur vajza 2 muaj. Arsyeja e ndarjes nuk është ajo që interpretohej në media, për shkak të paraqitjes së tij tek emisioni ”Zonë e lirë”. E vërteta është se vetë Klevisi një natë para se të paraqitej në këtë program, më dërgoi një mesazh nga Tirana, duke më informuar se çdo gjë mes nesh ka mbaruar, pa asnjë arsye apo shpjegim konkret." /Indeksonline/